Aprovohet buxheti i komunës së Bujanocit

0

Kuvendi i komunës së Bujanoci sot me 25 vota aprovoi Buxhetin prej 940.716.000 dinarë për vitin 2017.

Komuna e Bujanocit si prioritet për investim në vitin 2017 ka parapar të ketë bujqësin duke ju ndihmuar bujqëve të komunës së Bujanocit, gjithashtu në kuvendin komunal u diskutua edhe për problemet tjera të qytetarëve ku kryetari i komunës së Bujanocit z.Jonuz Musliu kërkoj nga gjitha palët në kuvend që të mbështesin programin e buxhetit për vitin 2017 pasi që është një program që parasheh krijimin e vetë punsimit.

Kryetari i Komunës z.Shaip Kamberi ju është përgjigjur kërkesave të këshilltarëve të kuvendit komunal ku disa nga kërkesat e këshilltarëve jan aprovuar dhe disa tjera mbesin për vitin 2018 pasi që buxheti i vitit 2017 nuk ka kapacitete për përmbushjen e gjitha kërkesave, kërkesa e këshilltarit nga rradha e LPD-së nga Malsia e Bujanocit z.Shpend Xhelili u tha se në bashkpunim me NP Komunalijen do të shohin për hapjen e një pusi për përmisimin e gjendjes me ujë të pishëm në fshatin Breznic.

Gjithashtu në këtë seancë u përmend edhe projekti ma madhorë i këtij viti rruga Muhoc-Zarbic ku Kryetari i Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi premtoj për përmbushjen e këtij premtimi për banorët e Malsis së Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com