Apple po mendon edhe për iPhone 6C?

0

Sipas kompanisë Cowen and Company, Apple e ka konsideruar edhe prodhimin e një modeli të iPhone 6 me ekranin prej 4 inçëve.

iPhone

Analisti i kësaj kompanie, Timothy Arcuri, ka marrë disa burime informatash sipas të cilave thuhet se Apple ka menduar të prodhojë një “version të iPhone 6 i cili do të dukej ngjashëm me iPhone 5C”.

Kjo pajisje do të dukej dhe do të punonte krejt si iPhone 6 mirëpo do të kishte ekranin 2 inç më të vogël, apo të njejtë me iPhone të gjeneratës së kaluar.

Ideja duket se vjen nga nevoja e klientëve të Apple për të pasur një iPhone 6 mirëpo me çmim më të lirë.

Nëse Apple do të shtojë pajisje të tillë në linjën e produkteve të saj, mbetet të shohim në konferencën e re të lansimeve nga kompania, që mbahet në shtator të këtij viti.(Telegrafi)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com