Apple konfirmon se IPhone ka një problem serioz
22:30 | 25 Tetor 2018

Apple pritet ta rregullojë një problem në iPhone, që i bënte selfiet të duken shumë mirë duke e mjegulluar pak lëkurën.

Përdoruesit e iPhone XS u ankuan rreth këtij problemi, duke raportuar se kamera e përparme e celularit i bënte fytyrat e tyre të dukeshin dukshëm më të lëmuara.

Madje, disa u ankuan se fotografitë e tyre dukeshin ngjashëm me modifikimet që bëhen në aplikacione të bukurisë si FaceTune etj.

Efekti misterioz është i pranishëm edhe në iPhone XS Max, i cili ka të njëjtën kamerë të përparme si iPhone XS. Tani, Apple ka pranuar se në përditësimin e ardhshëm të iOS do ta rregullojë këtë problem – duke shpjeguar se çfarë e shkaktoi atë.

“Apple më tha se iOS 12.1 do ta rregullojë një problem në sistemin e kamerave të mençura, që i bënte fotografitë të dukeshin më të lëmuara në iPhone XS dhe XR”, shkroi Nilay Patel për The Verge

The post Apple konfirmon se IPhone ka një problem serioz appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Alesia Bami