Aplikimi për tekste pa pagesë procedurë e vështirë për prindërit

0

Ditëve të fundit në ministrin e arsimit të Serbisë, kanë arritur 145 deri në 150 mijë kërkesa për tekstet shkollore falas, ka thënë për mediat serbe, ndihmës ministrja e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Zorana Lluzhanin. Kërkesat më të mëdha për tekstet falas sipas Lluzhanin kanë arritur nga Beogradi edhe janë rreth 30 mijë.

29.08.2012.Pula_podjela knjiga u knižarama Photo: Basso Company

Edhe shkollat fillore të komunë së Bujanocit kanë pas të drejt në konkurrimin për tekstet mësimore pa pagesë. Në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc prej 365 nxënësve që vijojnë mësimin nga klasa e parë deri në të tetën kanë aplikuar 167 nxënës, ndërsa në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc nga 763 sa është numri i përgjithshëm i nxënësve kanë aplikuar 90% tyre. Prindërit e fëmijëve të klasës së dytë dhe të tetë, është dashur që kërkesat për tekstet shkollore falas për vitin e ardhshëm shkollorë ti paraqesin deri më 24 mars, kurse prindërit të cilët do ti regjistrojnë fëmijët këtë vit në klasë të parë kërkesën mund ta bëjnë kur edhe e bëjnë regjistrimin e fëmijëve të tyre për në klasë të parë. Librat falas janë kërkuar në bazë të 11 kategorive, dhe me siguri do ti takojnë fëmijëve të cilët i kanë të dy prindërit e papunë, familjet përkujdesëse dhe ata të cilët marrin ndihmë materiale, për të aplikuar për librat pa pagesë prindërit është dashur që të kompletojnë një numër të madh të dokumenteve, dhe për shkak të këtij numri të madh janë dorëzuar dhe nuk kanë aplikuar. Ata thanë se, për ti siguruar të gjitha dokumentet është dashtë të bredhin posh e lart. Po ashtu për sigurimin e të gjitha dokumenteve është dashtë të paguajnë një shumë të konsiderueshme të parave dhe për këtë arsyeje janë tërhjekur. Por kishte edhe nga prindërit që thanë se, edhe përkundër kostos për sigurimin e dokumenteve dhe numrin e madh të tyre është dashtë ti plotësojnë dokumentet sepse nuk kanë asnjë të ardhme mujore dhe patjetër që është dashtë ti kryejnë të gjitha këto procedura, sepse nuk mund që ti lënë fëmijët pa libra dhe dituri. Vlen të theksohet se çmimi mesatar i teksteve është nga 10 deri në 18 mijë dinarë, ndërsa ndihma maksimale shtetëror për katër klasat e para do të jetë 4 mijë dinarë, për të pestë dhe të gjashtë 6 mijë dinarë, dhe për klasën e shtata dhe të teta nga 8 mijë dinarë, kanë bërë të ditur nga ministria e arsimit të Serbisë. Ministri e arsimit të Serbisë ka njoftuar se për 15 mijë deri në 20 mijë aplikues nuk do të jetë e mundur për të marrë libra falas, sepse ata nuk janë të prekur materialisht. Ndihmës ministrja Lluzhanin ka thënë se, buxheti për këtë qëllim është 620 milion dhe vuri në dukje se ideja është që 90 mijë deri në 100 mijë aplikuesit të marrin ndihmë të plotë. Ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme Ministria e arsimit planifikon që në disa profile në shkollat profesionale të ofroj materiale mësimore./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com