Aparati i ultrazërit në “rehabilitim”, nuk ka shpres për kthim

0

Reparti i gjinekologjis në Bujanoc që nga 25 dhjetori i vitit 2014 është pa aparatin e ultrazerit ekografisë. RTB dhe BujanociNet, që nga fundi i janarit kanë filluar ta hulumtojnë mungesën e aparatit të ultrazërit ekografik në repartin e gjinekologjis. Më 27 janar është publikuar kronika që reparti i gjinekologjisë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc që nga dhjetori i vitit që lam pas është pa aparatin në fjalë.

OGLEDALO 1_0Po në këtë datë drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc pati deklaruar se ultrazëri do t’i kthehet repartit të gjinekologjisë brenda dy apo tri ditëve, njëherit kishte demantuar se ultrazëri është duke u përdor për qëllime të caktuara. Ashtu siç edhe kemi premtuar se ky rast do të hulumtohet, ne edhe sot kontaktuam përmes linjës telefonike me drejtoreshën e shtëpis së shëndetit në Bujanoc, Llella Bradiç Jovanoviç, përgjigjja e saj ishte “ultrazëri do të vi në shtëpi të shëndetit atëherë kur të rregullohet” Për mos ti mbetur borxh pacientëve dhe qytetarëve të Bujanoci, ne pos që kontaktuam me drejtoreshën dhe morëm përgjigjje të shkurtër, biseduam edhe me kryeshefin e repartit të gjinekologjis, Dragan Zllatkoviç, ai nuk refuzoi që të tregoj për rastin e aparatit. Zllatkoviç tha se, “është e vërtet që një kohë të gjatë nuk kemi ultrazë, ne rregullimin e tij e kemi dërguar me kërkes të shpejt, por përgjigjja e servsit është kthyer, me këto fjal “Rregullimi i aparatit do të mvaret nga vjetërsia e tij dhe se nuk ka asgjë të sigurtë se do të rregullohet”. Në këtë rast ne insistuam që të na sqaronte se pasi që nuk ka gjasa të rregullohet shpejt ky aparat, a kanë bërë ata kërkes për një ultrazë të ri, Zllatkoviç tha se PO, i kam kërkuar drejtoreshës që reparti i gjinekologjis të paiset me Ultrazë të ri, por përgjigjje nga drejtoresha nuk ka marrë. Pacientët që kanë nevoj për shërbime të gjinekologjisë, tashmë e kanë kuptuar se nuk mund ti marrin shërbimet e duhura dhe korridori i këtij reparti ishte pothuajse i zbrazur. Që nga 25 dhjetori ato të cilat më së shumti kanë problem janë gratë, pasi që janë të detyruar të shkojnë nëpër ordinance private në vend dhe jashtë Bujanocit, ku për një kontroll kushton nga 2500 dinarë e më lartë andaj kjo shkon edhe në dëm finansiar./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com