Anulohet ndeshja United – Bournemouth, gjendet një paketë e dyshimtë në “Old Trafford” (Foto)

0

straf

(I plotësuar) 16:18- Është anuluar ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Bournemouth, shkaku i gjetjes së një pakete të dyshimtë në ‘Old Trafford’.

Dhjetë minuta para fillimit të ndeshjes, e cila ishte paraparë të luhej nga ora 16:00, tifiozëve u është kërkuar të largohen nga stadiumi.

(I plotësuar) Evakuimi i ‘Old Trafford’ është bërë shkaku i një paketë të dyshimit të gjetur, ndërsa ekipet e sigurimit po kontrollojnë ulëset me qentë nuhatës.

Është shtyrë për 45 minuta fillimi i ndeshjes së fundit të Premierligës mes Manchester Unitedit dhe Bournemouth, pasi që nga organizatorët e ndeshjes, është kërkuar të që evakuohen disa nga pjesët e ‘Old Trafford’, njoftojnë mediet angleze.

Ndezja e një alarmi në ‘Old Trafford’, ka bërë që të kërkohet evakuimi i tifozëve, ku edhe është shtyrë ndeshja.

Ndeshja do të fillojë nga ora 16:45./Indeksonline/

Image
Image
Image

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com