Anti-korrupsioni arreston princa, ministra e ish-ministra në Arabinë Saudite
14:51 | 05 Nentor 2017

Arabia Saudite ka arrestuar 11 princa, katër ministra aktualë dhe dhjetëra ish-ministra në një aksion të gjerë nga organi i ri anti-korrupsion i drejtuar nga Princi Trashëgimtar Mohammed bin Salman, ka raportuar televizioni saudit “Al Arabiya”, transmeton Reuters. Sipas një zyrtari të lartë saudit, i cili nuk ka pranuar të identifikohet, të ndaluarit janë: - Princi Alwaleed bin Talal, kryesues i Kingdom Holding - Princi Miteb bin Abdullah, ministër i Gardës Kombëtare - Princi Turki bin Abdullah, ish-guvernator i provincës Riyadh - Khalid al-Tuwaijri, ish-shef i Gjykatës Mbretërore - Adel Fakeih, ministër i Ekonomisë dhe Planifikimit - Ibrahim al-Assaf, ish-ministër i Financave - Abdullah al-Sultan, komandant i forcave marinës saudite - Bakr bin Laden, kryesues i Saudi Binladin Group - Mohammad al-Tobaishi, ish-shef i protokollit në Gjykatën Mbretërore - Amr al-Dabbagh, ish-guvernator i Autoritetet të Investimeve të Përgjithshme në Arabinë Saudite - Alwaleed al-Ibrahim, pronar i rrjetit televiziv MBC - Khalid al-Mulheim, ish-drejtor i përgjithshëm i kompanisë Saudi Arabian Airlines - Saoud al-Daweesh, ish-shef ekzekutiv i Saudi Telecom - Princi Turki bin Nasser, ish-kryesues i Presidencës së Meteorologjisë dhe Ambientit - Princi Fahad bin Abdullah bin Mohammad al-Saud, ish-zëvendësministër i Financave - Saleh Kamel, biznesmen - Mohammad al-Amoudi, biznesmen
Aurela Hoxha