Ankohen në Serbi: Pse është i lirë Bogdanovi?

0

Institucionet e futbollit në Serbi, vazhdojnë të jenë të shqetësuar me gjendjen e krijuar në këtë vend, ku shteti, po heziton të luftoj huliganizmin në futboll.

Rreth kësaj çështje, është ankuar Komisionari për sigurinë e Shoqatës së Futbollit të Serbisë, Milivoje Mirko, i cili nuk është i kënaqur kur sheh të shëtisë në liri, ndër huliganët më të mëdhenj në futboll, Ivan Bogdanov.

Mirko ka deklaruar se në Serbi, nuk ekziston vullneti politik, kur është fjala për zgjidhjen e problemit të huliganizmit në sport, ndërsa shprehet i shqetësuar se si Bogdanov dhe të tjerët vazhdojnë të mbesin në liri, pas incidenteve në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

Në ndeshjen e 14 tetorit, pas shpërthimit të incidenteve, Bogdanov ishte ndër të parët që zbriti në fushën e stadiumit të Partizanit./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com