Angazhimi i këtyre ditëve se “Lugina do zgjidhje” nuk duhet te mbetet nje zë i vetmuar

0

Angazhimi i këtyre ditëve se “Lugina do zgjidhje” nuk duhet te mbetet nje zë i vetmuar, pa nje përgjegje institucionale në Luginë, sidomos Kosovë por edhe Shqipëri.

Shkruan: Prof Dr Muhamet Mustafa

Shkruan: Prof Dr Muhamet Mustafa

Tash kur po pritet qe bisedimet me Serbine te hyjnë ne nje lloj finalje , problemi i Lugines se Presheves duhet te jete ne tavoline si njëra nga çështjet per marrveshje . Dhe ate jo thjesht per nje nevoje balancimi, ose reciprocitetei edhe pse as kjo nuk eshte pa rendesi, por per shkak te nevojës jetike te shqiptareve te kësaj ane qe te jetojen te barabarte ne trojete tyre. Ata janë te diskriminuar thuaja ne te gjitha fushat dhe kane mbetur prapa ne zhvillimin ekonomike dhe te pergjithshem social. Andaj askush nuk duhet te fusë kokën ne rere, te marre rolin e strucit , dhe mos te kerekoje qe se paku komunat e Lugines te gezojen te drejtat qe gëzojnë komunat me shumice serbe ne Kosove. Nuk ka asnjë argument qe do te mund ta kundershtonte kete. Disa thonë se ai territor kontrollohet nga Serbisa kurse veriu i Kosoves nuk kontrollohet efektivisht nga Kosova ndaj problemi i Lugines merret si i “zgjidhur” edhe nga faktore te caktuar nderkombetar. Mendojs e kjo lloj sjellje inferiore dhe duhet evituar. Kompleksit te disa politikajve qe kete çështje ta ngrisin me tere seriozitetitn e saj duhet ti vije fundi. Fundja nëse flasim se me këto bisedime duhet te arrihet nje zgjidhje e problemeve te gjata shekullore midis shqiptareve dhe serbve, shtrohet pyetja se a mund te ndodhe kjo me Luguinen e shtypyr ? Andaj ngelizhimi i kësaj çështjeje duhet te marre fund!

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »