Android feston 10-vjetorin

0

Sistemi operativ i gjigantit amerikan “Google”, “Android” që u prezantua zyrtarisht për herë të parë më 5 nëntor 2007, feston 10 vite.

“Android”-i ishte një prej basteve më të mëdha të fituar nga “Google”, që e bleu këtë start up në vitin 2005 për 50 milionë dollarë, nëdrsa sot sistemi i “robotit të gjelbër” numëron të paktën dy miliardë përdorues dhe brenda kësaj dekade ka eleminuar praktikisht krejt konkurencën.

Ky është sistemi operativ për smartfonë më i përhapur në botë dhe i vetmi që i bën ballë është “iOS” i “Apple” me një sfidë që tani është spostuar në tregjet në zhvillim.

“Android” gjendet në gati 82 për qind të smartfonëve në botë dhe në 66 për qind të tabletave (sipas të dhënave të tremujorit të fundit të vitit 2016).

Madje këtë vit ka kaluar edhe “Windows”-in, sistemi operativ për kompiuter i kompanisë “Microsoft”, kur merren parasysh të gjitha pajisjet e ndërlidhura me internet.

Një prej çelsave të suksesit të tij qëndron në bashkëpunimin e “Google” me shumë prodhues të pajisjeve të lëvizshme, si gjigantët “Samsung” dhe “Huawei”.

Versioni i fundit i hedhur në treg është “Android 8 Oreo”, fillimisht në smartfonët “Pixel 2” të “Google” dhe tek “Mate 10” të “Huawei”, përcjell Atsh.

Për të arritur miliardin e radhës së përdoruesve “Google” i është drejtuar teknologjisë së inteligjencës artificiale dhe realitetit virtual.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com