Ancelotti, mes dashurisë dhe milionave
10:01 | 15 Maj 2015

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe pothuajse të sigurt e ka përfundimin e sezonit pa asnjë trofe, e ardhmja e Carlo Ancelottit të Reali, është vënë në pikëpyetje. foto (2) Italiani, spekulohet se mund ta lërë skuadrën madriliane, pas qëndrimit prej dy sezoneve. Manchester City thuhet se është ndër skuadrat e para që është e gatshme t’ia besojë drejtimin skuadrës kampionit aktual evropian, ndërsa në anën tjetër, mediat italiane, zbulojnë se Milani, do të tentojë të rikthej Carlo Ancelottin në San Siro, që u largua nga kjo skuadër, para gjashtë sezoneve./Indeksonline/
Aurela Hoxha