Ancelotti: Më gjykoni në fund të sezonit

0

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka kërkuar nga kritikët që ta gjykojnë atë në fund të sezonit.

ancelotti-m-euml-gjykoni-n-euml-fund-t-euml-sezonit_hd

Pavarësisht e fitoi Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve vitin e kaluar, spekulohet se nëse ky sezon kalon pa asnjë trofe te “Los Blancos”, italianit do t’i rrezikohet vendi i punës.

Megjithatë, Ancelotti nuk beson se e ardhmja e tij do të vendoset nga rezultati i çerekfinales në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

“Gjithçka varet nga puna gjatë gjithë sezonit dhe kjo ndeshje është vetëm një pjesë e sezonit. Mendoj se koha për të gjykuar performancën time është në fund të sezonit dhe jo tani”, ka thënë Ancelotti.

Reali momentalisht është dy pikë prapa Barcelonës si lider në La Ligë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com