Analistët serbë e rusë: SHBA-të dhe NATO po ndërtojnë fushëbetejë në Kosovë
22:41 | 16 Dhjetor 2018

Analisti ushtarak serb, Viktor Baranec shprehu shqetësimin e tij rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe beson se SHBA dhe NATO nga Kosova po të ndërtojnë një fushëbetejë të mundshme.

“Kjo Kosovë amerikane është një dhëmb i thyer në trupin e ish-Jugosllavisë, por fatkeqësisht, ajo përsëri mund të bëhet epiqendra e luftës dhe fituara kurrë nuk do të zgjidhet”, tha Baranec për Sputnik.

Ai shtoi se Amerika jo vetëm që thellon rrënjët në Evropë, por edhe rekruton shtete të reja, të cilat kanë dalë me shkeljet më të rënda të së drejtës ndërkombëtare, transmeton lajmi.net

Aleksandër Pivovarenko, bashkëpunëtor i Institutit për Studime Sllave të Akademisë Ruse të Shkencave, tha se shqiptarët në disa vende të rajonit po punojnë në formimin e strukturave të reja ushtarake ose një prani më të madhe të atyre ekzistuese.

Pivpvarenko tha për “Sputnik” se formimi i Ushtrisë së Kosovës mund të vihet në të njëjtin nivel me ngjarjet në Maqedoni, ku reforma të rëndësishme ligjore u zhvilluan në fillim të vitit, ose u miratua platforma e Tiranës, e cila ndër të tjera rrit praninë e shqiptarëve në forcat e armatosura të Maqedonisë.

Duke pasur parasysh se Kosova është në kufi me veriun e Maqedonisë ku jetojnë shumë shqiptarë, Pivovarenko thekson se krijimi i Ushtrisë së Kosovës mund të çojë në një ndryshim në situatën ekzistuese në Maqedoni.

“Ky është gjithashtu një hap jo-miqësor ndaj Serbisë e cila patjetër do ta përkeqësojë situatën”, tha ai.

Pivovarenko shton se Moska është e orientuar drejt hapave të Beogradit dhe prandaj Rusia nuk mund të reagojë më agresive ose në përgjithësi të jetë më vendimtar sesa lidershipi serb.

“Në parim, Moska mbështet Beogradin dhe tani është e gjitha për lidershipin serb dhe qasjen e saj ndaj (jo) njohjes së Kosovës”, tha ai, transmeton më tutje lajmi.net.

Pavel Kandelj, një bashkëpunëtor shkencor dhe ekspert për konfliktet etnike të Institutit Evropian në Akademinë Ruse të Shkencave, tha se nga deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, por edhe reagimi i Brukselit, duket se Perëndimi nuk është me të vërtetë i përgatitur për hapin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ai vlerësoi se në aspektin ushtarak në këtë moment dhe në të ardhmen e afërt, formimi i Ushtrisë së Kosovës, nuk do të thotë asgjë sepse krijimi i Ushtrisë së duhur kërkon kohë dhe burime të mëdha, të cilat nuk varen nga Kosova por nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

“Nëse financuesit e duan, ushtria do të bëhet, sipas buxheteve të NATO-s, për vetëm dhjetë vjet. Por nëse nuk duan dhe sipas deklaratave dhe mesazheve të Stoltenberg që vijnë nga Brukseli, duket se nuk kanë qëllime serioze, atëherë themelimi i kësaj ushtrie është vetëm për hir të ngritjes së pluhurit dhe shtrëngimi të situatës në rajon”, tha Kandelj.

Ai ka thënë se duke formuar Ushtrinë e Kosovës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është vendosur në akull të trashë. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella