Ameti: Kushtet klimatike mund të shtyejnë afatin e mbjelljeve vjeshtore

0

Kultivuesit e kulturave lavërtare, tashmë janë duke i bërë përgaditjet për fillimin e mbjelljeve vjeshtore, të cilat është dashur të fillojnë në fillim të kësaj jave. Afati optimal për mbjelljet vjeshtore është nga 5 tetori deri më 31 tetorë, por ky afat mund të shtyhet nëse kushtet klimatike nuk iu përshtaten, siç është rasti konkret këtyre ditëve që në vendin tonë ka të reshura atmosferike dhe ato të reshura pritet të vazhdojn edhe ditëve në vijim.

f1_11mbjellje1381392161

Mbjelljet vjeshtore në komunën e Bujnaocit ende nuk kanë filluar pasi që siç kemi vërejtur në teren nëpër ara ende janë prezente kulturat e mbjellura pranverore, siç është misri, grosha dhe disa kultura të tjera bujqësore. Për ta kryer mbjelljen vjeshtore bujqit duhet që ta pastrojnë së pari arën, pastaj bëhet lavrim, të sigurohet plehërimi i shtallës dhe ai kompleks dhe të mirren të gjitha masat agroteknike, është shprehur, Hekuran Ameti bashkpunëtorë profesional në shërbimin e bujqësisë në Bujanoc. Ameti rekomandon tek bujqit se në rast se vije deri te shtyerja e afatit për mbjelljet vjeshtore, atëher bujqit duhet ta rrisin sasin e kilogramëve për hektarëprej 10 deri në 20%. 377812_1641744141231_1064813887_nSipas Ametit nëse bujqit mbjellin drithin në vendin ku ka patur të bjellur misër duhet që të kenë më shumë kujdes në lavrim, në këtë rast lavrimi duhet të bëhet në thellësi prej 25 deri në 35 cm, kuse në arat e mbjellura me drithëra apo monokultur, e që nuk është e preferueshme që të përsëritet secilin vit në të njejtën oarcelë të mbjellet gruri,  lavrimi duhet të behet në thellësi prej 12 deri në 18 cm, ndërsa në livadhet e zeza apo aluviale, lavërimi bëhet prej 15 deri në 25 cm. Kultura që mbjellen gjatë stinës së vjeshtës sipas bashkpunëtorit profesional të bujqësis pranë komunës së Bujanocit janë: drithrat dhe Variatetet më të përshtatshme të grurit janë, renesansa, pobeda, NS 40, jaro dhe Simonida, por në rast se këto variatete nuk kanë dhënë rendimente të bollshme vitin e kaluar bujqit duhet që ta ndrrojnë dhe të marrin diçka më të përshtatshme për tokën e tyre. Ameti thot se menyra më e mirë e mbjelljes bëhet me makina mbjellse dhe jo me dorë, sepse mbjellja me makin bënë shpërndarjen uniforme si në thellësi ashtu edhe në distanc. Sipërfaqja e mbjellur me kultura lavërtare nuk pritet të ndryshojë shumë nga ajo e vitit të kaluar dhe do të jenë rreth 2.500 hektarë, por sipërfaqja e përgjithshme e këtyre mbjelljeve në tërë territorin e vendit pritet të dihet pas përfundimit të këtyre mbjelljeve, tha në fund Ameti./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com