Amerikanët kërkojnë largimin e rusëve nga baza ushtarake në Nish

0

Baza ushtarake serbo-ruse për situata të jashtëzakonshme në Nish, që nga themelimi, para dy vjetësh, ka paraqitur dhe paraqet problem për Washingtonin.

RusetMirëpo, me t’u thelluar kriza në Ukrainë dhe pas refuzimit të Serbisë që të rreshtohet përkrah vendeve që i kanë vënë sanksione Rusisë, SHBA-të dhe BE-ja kanë shkuar një hap më tej, duke i “sugjeruar” autoritetet e larta serbe që më së miri për Serbinë do të ishte që kësaj qendre t’i vihet dryni, transmeton Indeksonline.

E përditshmja serbe, “Kurir”, merr vesh nga kreu i shtetit serb, se Washingtoni dhe Brukseli janë të brengosura se Nishi mund të bëhet bazë e fuqishme e ushtrisë ruse, marrë parasysh edhe afërsinë e Nishit me Kosovën.

“Edhe pse kanë marrë siguri se kjo qendër nuk do të shndërrohet në bazë ushtarake, ata (SHBA dhe BE) dyshojnë se mund të ‘lind’ edhe një filial e ushtrisë ruse”, shkruan Kurir. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com