Ambulantat private dhe përfitimet e shtetit

0

Një muaj më parë në fshatin Tërrnoc është hapur ordinanca private DOMO Medikus, ordinancë kjo e cila bënë kontrollat të përgjithshme brenda saj si dhe në shtëpin tuaj. Në ordaninancën në fjal kryhen gjitha shërbimet e mjekësis së përgjithshme, ka edhe raste ku bëhet edhe pranimi i pacienjtëve mbi moshën 6 vjeçare, e që paraqiten me temperatura të larta, ftohjes dhe diareve.

download

Kjo ordinanc me së tepërmi është fokusuar tek pacientët me smundje kronike të cilat paraqesin komplikacionet tek pacientët, tha Lejlan Sadiku mjek pranë ordinancës private DOMO Medikus. Ai thotë se ordinanca e tyre i posedon të gjitha terapit që i nevoiten pacientëve. Edhe përkundër kushteve ekonomike me të cilat po përballen qytetarët në vendin tonë, për një kontroll në ordinancën DOMO, qyetetarët duhet të ndajn 400 dinarë, por ky nuk është çmimi i vetëm, nëse pacienti kryen ekagen apo merë infuzion ose kryen ndonjë kontroll tjetër mjekësore çmimi ngritet, dhe pagesa bëhet në varsi të shërbimeve. Shërbimet e lartpërmendura që i kryen ordinanca Domo Medikus, janë të ngjashme me ato nëpër stacionet shëndetsore dhe ambulantat e vendit, por dallojnë në pages, sepse në ordinancën private shërbimet janë me pagesë ndërsa në entet shëndetsore shtetërore të njetat shërbime janë falas, gjegjësiht bëhet me anë të sigurimit shëndetësorë që ordinancat private nuk i njohin. Sadiku, në fund tha se duke marrë parasysh se është muaji i parë kanë arritur një bilanc të mirë, ka pacient dhe numri i tyre për një javë është 30. Punohet në dy ndërrimi ndrrimi i parë është nga ora 8 deri në orën 16 dhe shërbimet i kryen tekniku mdicinal i nacionalitetit serb, ndërsa ndërrimi i dytë fillon nga ora 16 deri orën 22 nga dy mjekët Lejlan Sadiku dhe Edmond Rexhepi. Sadiku dhe Rexhepi janë të punësuar si mjek në shtëpin e shëndetit në Bujanoc dhe detyrën e tyre e kryej nëpër ambulancat e disa fshatrave të Komunës sonë. Sadiku njëherit është edhe njëri nga përfaqsuesit e organizatës Qendra e Solidaritetit dhe Aavansimit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com