Ambasadori turk: Serbia partner strategjik për Turqinë

0

Ambasadori turk në Serbi, Mehmet Kemal Bozay ka thënë se incidentet politike që kanë ndodhur mes Serbisë dhe Turqisë vite më parë, tashmë janë tejkaluar, raporton Tanjug.

foto (1)

Ai potencoi se Turqia mbështet fuqimisht rrugëtimin e Serbisë për në BE, transmeton Indeksonline.

“Besoj se mardhëniet serbo-turke po përmirësohen. Serbia për ne është një shtet i rëndësishëm dhe partner strategjik, duke e pasur parasyshë se stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik i Serbisë reflekton në stabilitet dhe zhvillim në tërë regjionin”, ka thënë ambasadori në një intervistë për Tanjugg.

Kema Bozay ka shtuar se vendet kanë dallimet e veta, por më e rëndësishmja është se, e gjithë kjo ka një zgjidhje përmes bisedimeve dhe marrëveshjeve paqësore, në mënyrë që të gjitha keqkuptimet të tejkalohen. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com