Ambasadori turk përshëndet gadishmërinë e donatorëve turq për të investuar në komunën e Bujanocit

0

Pas takimit që kishin në orët e paraditës me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, Omer Kumova zëvendës kryetarë i organizatës Rumelisiada, organizatë e cila në ombrellën e vetë ka biznesmenët më të mëdhenjë të Turqisë, njëherit përfaqësues i kompanisë KUMOVA, dhe Emir Xhemal zv.kryetarë i komunës së Bursës për politikë në Ballkan, bashkarisht sot kanë udhëtuar për në në Beograd ku kanë zhvilluar takime shumë të rëndësihsme për zhvillimin ekonomik dhe investimet në të ardhmën që do të bëjnë donatorët turq në komunën e Bujanocit.

tak 2 

Kryetari Arifi bashkarisht me dy përfaqësuesit nga Turqia sot në Beograd janë takuar me ambasadorin e Turqisë ku kanë biseduar për investimet dhe përkrahjen që është dhe do ta japë në të ardhmën shteti turk në komunën e Bujanocit. 11096853_10153005828841773_1924119792_oTë gjitha këto takime dhe premtime të donatorëve nga shteti më i fuqishëm ekonomik, vijnë si rezultat i vizitës së kryetarit Arifi që pati në konferencën e donatorëve në Turqi “Rumelisiada 2015” ku arriti ti bind donatorët për të investuar në komunën e Bujanocit. tak 1Gjatë një bisede telefonike, kryetari Arifi për BujanociNet, ka deklaruar se, “Qeveria turke është e përkushtuar në zhvillimin ekonomik në komunën e Bujanocit dhe se vizita e dy përfaqësueve të Organizatës Rumelisiada në komunën e Bujanocit ka dhënë rezultatet shum pozitive, duke ia prezantuar vet ambasadorit mundësit e investimeve në komunën tonë” Arifi gjithashtu ka potencuar se. pushteti lokal është duke bërë qmos që të nxis sa më shum investitorë të huaj, që të investojnë në projekte afatgjate në komunën tonë, me qëllim të përmirësimit të kushteve për popullatën. Gjatë këtij takimi, siq ka mësuar BujanociNet, edhe ambasadori turk i akredituar në Beograd, Mehmet Kemal Bozay, ka përshëndetur interesimin e investitorëve turq të cilët kanë shprehur gadishmërinë për ta zhvilluar komunën e Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com