Ambasadori i ri i Delegacionit të Unionit Evropian, Sem Fabrici, së bashku me Ambasadorë tjerë qëndruan sot në Bujanoc

0

Me Ambasadorin Fabrici u diskutua për situatën politike në Luginë të Preshevës, rëndësinë e integrimit të shqiptarëve në institucione shtetërore dhe realizimin e plotë të të drejtave të pakicave të garantuara me Kushtetutë të vendit dhe Konventa ndërkombëtare.

Ambasadori Fabrici u njoftua edhe me problemin e nostrifikimit të diplomave nga Kosova, mungesën e teksteve shkollore në arsimin shqip dhe rëndësinë e realizimit të Planit 7 pikësh (Plan ky i përpiluar nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe aprovuar nga Qeveria në Beograd).

Ambasadori Fabrici shpalosi edhe planin e ri të realizimit të Programeve nga Unioni Evropian e që nga viti i ardhshëm do të jenë me vlerë prej 25 milion eurove që do ti dedikohen komunave më të pazhvilluara në vend.

Në Bujanoc sot qëndroi edhe Ambasadori i OSBE-së, Andrea Orizzio dhe ai zvicëran Philippe Guex, të cilët Juristëve të rinjë të cilët kanë ndjekur trajnimet për provimin e jurispodencës i bënë ndarjen e Certifikatave.

Me ambasadorët Andrea Orizzio dhe Philippe Guex u realizuan bashkëbisedime konstruktive dhe të njejtit u njoftuan për situatën politike në përgjithësi.

Në Paralelen e Fakulteti ekonomik, së bashku me Ambasadorët dhe me Komsarin e Lartë për pakica me seli në Hagë, Lamberto Zanier, u diskutua për funksionimin dhe avancimin e punës së kësaj Paralele.

Në fund, Komesarit të lartë për pakica iu shpreh shqetësimi lidhur me incidentet e ndodhura me heqjen misterioze të flamurit kombëtarë me 28 Nëntor në disa lokacione në Komunën e Bujanocit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com