Ambasadori i ri amerikan përkrah transformimin e FSK-së në ushtri
18:48 | 06 Dhjetor 2018

Ambasadori i ri amerikan thotë se ‘liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur.

Kështu ka deklaruar ambasadori Kosnett, në një intervistë për RTK-në.

Ambasadori, në këtë intervistë flet edhe për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe nëse ajo mund të prek çështjen e kufirit.

Ambasadori i ri amerikan, rithekson se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane. Pra, sonte nga ora 20:10 intervista e ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kristin Prengaj