Ambasadori i Britanisë së Madhe vizitën në Luginë e fillon me kryetarin Arifi

0

Ambasadori i Britanisë së Madhe i akredituar në Beograd Denis Keefe ka qëndruar sot në komunë të Bujanocit, ku takimin e parë e ka zhvilluar me kryetarin e komunës Nagip Arifin për t’u informuar për së afërmi me gjendjen politike dhe atë të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë.

takimi

Kryetari Arifi e ka njoftuar ambasadorin i cili për herë të parë vizitoi komunën tonë, për rrjedhat politike dhe të sigurisë e me thekës të veçantë për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptarë në Serbi që do të mbahen me 26 tetor. Ambasadori Keffe ka përshëndetur pjesmarrjen e të gjitha subjektet politike shqiptare në zgjedhjet për KNSH. Ambasadori po ashtu gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime të ndryshme veç e veç me liderët politik në Luginë të Preshevës, me që interesi i tij ishte që të njoftohet sa më shumë për situatën në vendin tonë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com