Ambasadori gjerman: Shkëmbimi i territoreve mund të krijojë probleme afatgjate
16:35 | 19 Shtator 2018

Ai ka thënë sot se Gjermania dëshiron një zgjidhje të qëndrueshme mes Prishtinës dhe Beogradit, mirëpo është skeptike sa i përket idesë për shkëmbimin e territoreve, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi skeptikë dhe të shqetësuar për idenë e shkëmbimit të territoreve, sepse kjo zgjidhje mund të krijojë probleme edhe më të mëdha afatgjate”, ka thënë Schieb.

Megjithatë, thotë Schieb, Gjermania do ta përkrahë deri në fund procesin e normalimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne nuk jemi këtu për t’u treguar se çfarë të bëni, por t’u mbështesim në mënyrë konstruktive”, është shprehur Schieb.

Schieb po ashtu i rikujtoi Serbisë se nuk mund të bëhet pjesë e familjes evropiane pa mbyllur disa kapituj, e ku përshihet edhe dhënia fund e konflikteve të hapura me fqinjët./Lajmi.net/

Aurela Hoxha