Ambasada amerikane reagon ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë
16:17 | 15 Prill 2019

Sipas njoftimit, Ambasada amerikane, thekson se të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik.

Në njoftim, Ambasada u ka bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të përmbahen nga retorika ndezëse.

“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në njoftim.  /Lajmi.net/

Kejvina Kthella