Ambasada amerikane: Keni përkrahjen tonë maksimale, ju duam në Qeverisje lokale

0

Ambasada amerikane në Serbi mbrëm shtroi iftar në ambientet e ambasadës. Në këtë iftar ishin të ftuar personalitete të ndryshme e ndër ta edhe përfaqsuesit politik dhe fetar nga Presheva dhe Bujanoci. Të ftuar special të Ambasadorit Kajl R. Skot ishin Kryetari i PVD-së Riza Halimi, Kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi, deputeti popullor Fatmir Hasani si dhe Imami nga Presheva dr.Adnan Ahmedi.
Para të pranishmëve Ambasadori amerikan Skot mbajti një fjalim përshëndetës, kurse vëmendjen e të pranishmëve e zgjoi fakti se kohën më të madhe Ambasadori e kaloi në bashkëbidetim me delegacionin e Luginës së Preshevës dhe me përfaqsuesit e Ambasadës së Shqipërisë. Siç merret vesh nga takimi, Ambasadori Skot përgëzoi pushtetet lokale në Preshevë dhe Bujanoc për qasjen e tyre konstruktive ndaj zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve dhe i siguroi ata se i ndjen si partner konstruktiv dhe se vëmendjen e faktorit ndërkombëtar e sidomos të Ambasadës amerikane ndaj Luginës së Preshevës do të jetë në maksimum. Gjithashtu Ambasadori Skot i tha delegacionit shqiptar se problemet e qytetarëve në komunat shqiptare duhet të zgjidhen dhe për këtë ju duam pjesë të Qeverisë. Krejt në fund, pas mbarimit të ceremonis së iftarit, Ambasadori mbajti edhe një takim të veçantë me përfaqsuesit nga Lugina e Preshevës./rtvpresheva.com/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com