AM General kalon GM me shitjen e veturave Hummer H1 (Foto)

0

Para disa viteve, General Motors mbylli linjën e prodhimit të veturave Hummer.

Sot, kompania AM General ka arritur të shes më shumë vetura Hummer H1 se sa vetë General Motors që ka shitur modele të tilla civile, transmeton Express. AM General shet veturat Hummer H1 të përdorura nga Ushtria Amerikane të cilat për nga numri tejkalojnë ato të prodhuara për përdorim civil.

Së fundmi është arritur një kontratë me vlerë 500 milion USD për shitjen e rreth 3,000 veturave tek aleatët e ushtrisë amerikan në Afganistan, Irak, Ukraine, Jordani, Slloveni, Bahrein, Kolumbi, Bosnje, dhe Kenia. Kjo përfaqëson vetëm çerekun e kontratës së përgjithshme prej 2.2 miliard USD ndërmjet AM General, GM dhe Pentagonit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com