Almeda Abazi akuzoi produksionin e “DWTS” për pagesën, këta të fundit i nxjerrin faturat që kanë paguar
15:58 | 12 Qershor 2018

Siç dhe e keni lexuar në portale ditën e djeshme, Almeda Abazi, moderatorja e këtij viti në “DWTS” nëpërmjet një postimi në Instagram, tregoi gjithë acarimin e saj me produksionin e “DWTS.

E kjo për shkak se ajo kishte paguar me paratë e saj shishet e ujit që ka pirë në hotël përgjatë periudhës që ka qëndruar në Tiranë si dhe pastrimin kimik ku ka dërguar kostumin e Tolgahan-it, i cili qëndroi për pak ditë krah saj këtu në Shqipëri.

Megjithatë, portal “CNA” ka publikuar vetëm pak më parë faturat që Vizion Plus ka paguar në hotelin ku Almeda ka qëndruar duke treguar se gjithashtu produksioni i ka paguar edhe udhëtimet ‘business class’, nga Turqia në Shqipëri si dhe shpenzimet e ushqimit për çdo javë, përveç rrogës së majme që ajo ka marrë si prezantuese e spektaklit.

Aurela Hoxha
S