Aleksandar Vuçiqin e kërcënon me jetë “Dora e Zezë e Serbisë”

0
Vdekje Vuçiqit. Liri Serbisë. Unë i kontrolloj të gjithë njerëzit që tash e mbajnë në nishan Vuçiqin – këto janë kërcënimet që të hënën në mbrëmjë në profilin e tij në Facebook i ka publikuar “Goran Vlade Kerkes”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka konfirmuar se ka nisur hetimin me rastin e kërcënimit me jetë të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Goran Vlade Kerkez” kërcënimet i ka publikuar me komentimet “lufta”, të cilët në Facebook po i poston që nga arrestimi i Ramdomir Poçuqit në Ukrainë, raportojnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Në “luftë” janë mbështetësit e Poçuqit dhe ata që e mbështesin Dejan Beriqin, vullnetarin serb që e ka arrestuar atë. “Goran Vlade Kerkez”, i cili ka qëndruar në anën e vullnetarin të arrestuar prorus, e ka akuzuar kryeministrin serb që “përmes BIA-s i është hakmerrë Poçuqit. Më pas e ka publikuar mesazhin kërcënues.

“Likuidimi i këtij tradhtarit të madh është qëllimi final. Vdekje Vuçiqit. Liri Serbisë”, ka publikuar “Goran Vlade Kerkez”.

Më pas kanë pasuar komente ku pjesëmarrësit tjertë të “luftës” i thonë atij se kërcënimi i kryeministrit është vepër e rëndë penale, kurse “Goran Vlade Kerkez” menjëherë tenton që të “lahet” e që në fund i nervozuar ka treguar se është udhëheqës i grupit kriminal “Dora e Zezë e Serbisë”. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com