Aleksandar Grubor: “Kurrë nuk kemi patur të punësuar asistentë shqiptarë nga Bujanoci” (Video)

0

Nga takimi me delegacionin e lartë të OSBE-së, dekani i Fakultetit Ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc, u prononcua për gazetarë, ku u pyet për strukturën e të  punësuarve në fakultet.

“Në Fakultetin Ekonomik, paralelja në Bujanoc, ka të punësuar vetëm katër punëtor, dhe ate dy serbë, dy shqiptarë” – u përgjigj Grubor.

I pari i fakultetit gjithashtu është pyetur se: “për çfarë arsye asistentëve shqiptarë nga Bujanoci, nuk u janë vazhduar kontratat e punës?”, dekani Grubor  ka deklaruar që: “Në Fakultetin Ekonomik të Bujanocit, kurrë, asnjëherë nuk ka pasur asistentë shqiptarë të punësuar, por që, asistentët shqiptarë vijnë ngë Tetova, gjithnjë në bazë në memorandumit në mes dy universiteteve, Novi Sad-Tetovë”.

Grubor, precizoi se, në Fakultetin Ekonomik të Bujanocit, është punësuar një student i cili ka përfunduar studimet në ketë qendër arsimore./Lugina-Lajm/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com