Albabiz.ch “ombrella” e biznesit shqiptar në Zvicër

0

Platforma online për marketing Albabiz.ch e cila vepron në Zvicër, tashmë është duke shënuar vitin e tretë me radhë, duke dëshmuar rezultate të larta dhe progres unik në krijimin e urave lidhëse dhe bashkëpunimit mes firmave dhe shoqatave shqiptare që ekzistojnë dhe veprojnë në shtetin helvetik.

albabiz-foto
Ky projekt i cili menaxhohet nga mërgimtarët shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Presheva, nisi si iniciativë për të thelluar bashkëpunimin mes kompanive që drejtohen dhe menaxhohen nga shqiptarët, ndërsa tashmë është shëndrruar në një lloj institucioni të vërtetë ku të gjithë qytetarët shqiptarë por edhe të tjerët që jetojnë në Zvicërr mund të marrin informacione të detajuara lidhur me firmat shqiptare, shërbimet dhe veprimtarinë e tyre duke pasur mundësi kontakti dhe bashkëpunimi me to. Blerim Tairi, një nga iniciatorët dhe drejtuesit aktual të platformës Albabiz.ch ndjehet i kënaqur me progresin dhe zhvillimin e kësaj ideje, duke vlerësuar lartë për këtë, anëtarët, stafin si dhe përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në Zvicër të cilët e kanë kuptuar thelbin e kësaj iniciative dhe e kanë mbështetur atë. “Tashmë Albabiz.ch me moton “Edhe unë jam shqiptar” ka arritur një numër të konsiderueshëm të anëtarëve brenda në platformë, dhe planifikohet dalja e saj në dy shtete, Kosovë duke përfshirë Luginën e Preshevës dhe Maqedoni, pasi që numri i mërgimtarëve është shumë më i madh nga këto vende, dhe do të bëhet reklamimi i firmave në diasporë, ku bizneset vendase do të kenë mundësinë të komunikojnë me blerësit në diasporë për shërbime të ndryshme, shitje ose ndërtime” thekson menaxheri i kësaj kompanie z.Riat Abduramani.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com