Alarmante: Ulqini pa rrymë që dy ditë

0

Tash 48 orë Ulqini është në terr. Turistët kosovarë që gjenden në Ulqin për pushime janë të zhgënjyer për gjendjen në të cilën ndodhen.

auto_auto_UlcinjStarigrad14376580721438716840

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka po tregohet i paaftë që të rregulloj këtë çështje në nivelin qendrorë.

Turistë të shumtë të cilët gjenden në Ulqin, i kanë shkruar gazetës “Zëri” për të treguar për gjendjen me  reduktime të ashpra që janë duke u përballur tash dy ditë.

Është e pa tolerueshme kjo gjendje që është duke ndodhur në Ulqin, ka thënë për “Zëri”, Saranda Krasniqi.

“Kjo gjendje është e pa tolerueshme në të cilën është Ulqini, unë jam më fëmijë të vogël dhe në momentin që po ndalët rryma nuk ka as ujë. Për mua është hera e fundit që vi në Ulqin”, ka thënë Saranda Krasniqi.

Po ashtu, edhe turisti Shpend Shala ka thënë se Ulqini në këtë gjendje që është nuk duhet të ftoj turistë.

“ Ulqini është duke u përballuar me gjendje të rëndë.  Pse ftohen turistë duke e ditur në çfarë gjendje janë”, ka thënë Shala.

Edhe bashkëshortja e Shalës, Zana thotë se për dy ditë nuk ka pas ujë për të bërë një dush.

Por ky nuk është reduktimi i parë, ditë më parë pas reshjeve të shiut për disa orë Ulqini ka mbetur tërësisht pa rrymë. Dhe kjo situatë me energji elektrike çdo vit vë në siklet turistët kosovar. /Zëri/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com