Alarmante: Presheva kërcënohet nga epidemia, emigrantët të sëmurë me Tuberkulozë

0

Më shumë se 2000 emigrant nga lindja e afërt dhe Afrikës veriore janë paraqitur në stacionin policor të Preshevës ditët e fundit.

WC

Ata marrin vërtetimin me qëllim që të kërkojnë azil, çka i jepet 72 orë qëndrim legal në Serbi. Për pranimin e tyre, Kryqi i kuq ka vendosur tenda ndërmjet stacionit policor dhe stadiumit të qytetit në pjesën e gjelbruar pas shkollës. Sipas fjalëve të Bratislav Lazareviqit nga Kryqi i kuq të Bujanocit, rreth 30% e emigrantëve janë fëmijë. Shumica e tyre janë të sëmurë prej tuberkulozit. “Shumë prej tyre janë të sëmurë prej tuberkulozit, kanë plagë nëpër këmbë nga ecjet e gjata. Në tërë aksionin është përfshirë edhe Ushtria e Serbisë, këtu janë edhe mjekët nga spitali ushtarak i Nishit që japin ndihmën e parë.

Emigrant

Raste të shumta të trajtimit kujdeset edhe shtëpia e shëndetit, e cila jep ndihmën e parë për ata që kërkojnë ndihmë në çdo kohë. Ka kërcënim të epidemisë dhe infektimit. Ka nëpër qytet, në parqe në stacionin hekurudhor dhe stacionin e autobusave. Duhet të veprohet me urgjencë, pasi situata shumë lehtë mund të dalë jashtë kontrollit, ka thënë Lazareviq, transmeton presheva.com. Më e rëndësishmja është momentalisht që të ndërpresim përhapjen e sëmundjes dhe për këtë arsye kërkohet ndërtesë e cila do të shërbej si qendër pranimi, në të cilën do të mund ti ndajmë të sëmurët nga ata të shëndoshë.

Emigrant-1
Me siguri do të jetë ish ndërtesa e Industrusë së Duhanit në Stacionin hekurudhor, ka thënë Lazareviq. Siç mësohet, me marrjen e lejes nga policia për 72 orë, azilkërkuesit mund të lëvizin lirshëm kudo që duan dhe ti shfrytëzojnë resurset publike sikurse qytetarët e tjerë. Pas kësaj, këta persona mund të kërkojnë azil ose të lëshojnë Serbinë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com