Alarm për sulme dhe hakmarrje të shqiptarëve (Video)

0

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë kanë marrë alarmin për sulme dhe rrëmbime të mundshme zyrtarësh policor.

Kumanova

Një gjë e tillë raportohet nga disa media, që i referohen informacioneve operative, se grupe që kanë lidhje me atë të Kumanovës, planifikojnë aksione hakmarrëse ose rrëmbime, që pastaj t’i shkëmbejnë me një pjesë të të burgosurve.

Është përcjellë edhe qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Brendshmese policia po monitoron situatën dhe po ndërmerr të gjitha masat parandaluese. Alsat M u përpoq të marrë vesh diçka edhe nga ana tjetër.

Sipas informatave jozyrtare, në lidhje me kërcënimet, Agjencia e inteligjencës është informuar nga ana e shërbimeve mike.

Zyrtarisht, kërkuam qëndrim edhe nga Agjencia e inteligjencës mbi pyetjet: nëse kanë indikacione mbi kërcënimin, a kanë lëshuar paralajmërim për të, si dhe në qoftë se kanë bashkëpunim me shërbimet mike mbi çështjen.

Përgjigje nuk na mbërriti. Por gjithashtu nga burime jozyrtare, Alsat M mëson se Agjencia e Inteligjencës është informuar dhe se punonjësit e saj ose një punonjës, janë përfshirë në ngjarjet e Kumanovës.

Kjo informatë është dhënë nga një vend fqinj, dhe në të është theksuar personi SH.M. i Agjencisë, identiteti i të cilit ishte publikuar nga disa media.

Rreth pyetjes nëse punonjës të Agjencisë kanë pasur kontakt me grupin e Kumanovës para ngjarjeve të 9 dhe 10 majit, dhe cili ishte karakteri i tyre, presim përgjigje prej më shumë se 10 ditësh. I përsëritëm pyetjet edhe sot, por pa sukses.

Qëndrimi i vetëm zyrtar për çështjen e Agjencisë është se kërkon ndjekjen penale të gazetarëve dhe mediave që e publikuan identitetin e SH.M.

Sot nga Prokuroria publike konfirmuan se denoncimi është marrë në shqyrtim dhe se tani për tani nuk kanë çfarë të njoftojnë.

Për pyetjet e shumta, pa përgjigje rreth ngjarjeve të Kumanovës sot në emisionin 3Policia maqedonase në panik: Alarm për sulme dhe hakmarrje të shqiptarëve (Video)
2
SHPËRNDARJE

08 Qershor 2015 • 21:27 •
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë kanë marrë alarmin për sulme dhe rrëmbime të mundshme zyrtarësh policor.

Një gjë e tillë raportohet nga disa media, që i referohen informacioneve operative, se grupe që kanë lidhje me atë të Kumanovës, planifikojnë aksione hakmarrëse ose rrëmbime, që pastaj t’i shkëmbejnë me një pjesë të të burgosurve.

Është përcjellë edhe qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Brendshmese policia po monitoron situatën dhe po ndërmerr të gjitha masat parandaluese. Alsat M u përpoq të marrë vesh diçka edhe nga ana tjetër.

Sipas informatave jozyrtare, në lidhje me kërcënimet, Agjencia e inteligjencës është informuar nga ana e shërbimeve mike.

Zyrtarisht, kërkuam qëndrim edhe nga Agjencia e inteligjencës mbi pyetjet: nëse kanë indikacione mbi kërcënimin, a kanë lëshuar paralajmërim për të, si dhe në qoftë se kanë bashkëpunim me shërbimet mike mbi çështjen.

Përgjigje nuk na mbërriti. Por gjithashtu nga burime jozyrtare, Alsat M mëson se Agjencia e Inteligjencës është informuar dhe se punonjësit e saj ose një punonjës, janë përfshirë në ngjarjet e Kumanovës.

Kjo informatë është dhënë nga një vend fqinj, dhe në të është theksuar personi SH.M. i Agjencisë, identiteti i të cilit ishte publikuar nga disa media.

Rreth pyetjes nëse punonjës të Agjencisë kanë pasur kontakt me grupin e Kumanovës para ngjarjeve të 9 dhe 10 majit, dhe cili ishte karakteri i tyre, presim përgjigje prej më shumë se 10 ditësh. I përsëritëm pyetjet edhe sot, por pa sukses.

Qëndrimi i vetëm zyrtar për çështjen e Agjencisë është se kërkon ndjekjen penale të gazetarëve dhe mediave që e publikuan identitetin e SH.M.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com