Alarm: ISIS ka gati 200 gra kamikaze

0

Alarm: ISIS ka gati 200 gra kamikaze

Luftëtarët e ISIS vijnë nga 80 vende të botës. OKB nuk ka ende një listë të detajuar të militantëve që shkojnë të luftojnë aty por këtë herë ka zbuluar se listës i janë bashkuar edhe vende që nuk mund të besoheshin.

Bëhet fjalë për vende që nuk kanë patur në të kaluarën histori apo lidhje me xhihadistët si: Maldivet, Kili apo Norvegjia.

Në raportin e fundit thuhet se ISIS ka nisur të shpërndajë në botë femrat e stërvitura për të bërë kamikazin.

Tre të identifikuara janë nga Kuvajti. Ato bëjnë pjesë e batalionit “Khansa” i përbërë nga të paktën 200 gra.

Në krye është një zonjë që identifikohet me nofkën “Um Al Miqdad” (Princesha e grave) që ka për detyrë të përgatisë kamikaze. Shumica e grave janë bashkëshorte të ushtarëve të ISIS. /lapsi.al/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com