Al-Qaeda furnizohet me armë përmes Serbisë

0

Armët nga Bosnja-Hercegovina përfundojnë në duart e al-Qaedës përmes kompanive ndërmjetësuese nga Serbia dhe Mali i Zi. Kombet e Bashkuara (OKB) kanë kërkuar nga autoritetet e shtetit serb të bëjnë hetime në lidhje me këtë rast, ka njoftuar televizioni federativ i Bosnje-Hercegovinës (FTV).

al-qaeda-furnizohet-me-arm-euml-p-euml-rmes-serbis-euml_hd

FTV ka publikuar një letër të Koordinatorit të Panelit të Ekspertëve mbi Libinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Simon Dilovey, të cilën ia ka dorëzuar përfaqësuesit të përhershëm të Serbisë në këtë organizatë ndërkombëtare, Milano Milanoviq, e ku u kërkohen informacione për operacionet e kompanisë “Tehnoremont” nga Serbia, transmeton Telegrafi.

Nga Milanoviqi është kërkuar që të shikojë nëse ‘”Tehnoremont” ka nënshkruar ndonjë kontratë me blerësin Khaled Sharif, i cili si nënkryetar i një dege të al-Qaedës ka qenë i burgosur nga forcat amerikane në Afganistan.

“Nëse është nënshkruar një kontratë të tillë, ne do të dëshironim për të marrë një kopje të atij dokumenti,” shkruan në letër.

Po ashtu, kërkohet edhe një përgjigje në pyetjen nëse ndonjë prej materialeve të specifikuara janë transferuar në Libi.

“Nëse kjo ka ndodhur, Paneli do të dëshironte të merrte informacione mbi llojet dhe sasitë e materialeve, mjeteve të transportit, datat dhe vendet e dërgesës, si dhe informacione të sakta në lidhje me identitetin e marrësit, përkatësisht dokumentacionin shoqërues”, shkruan në letrën e Diloveyt.

Gjithashtu janë kërkuar informacione rreth pagesave bankare dhe numrat e llogarive që përdoren për pagesat, në qoftë se ka pasur furnizime me armë të terroristëve të al-Qaedës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com