Aktivitete në partneritet Psika 017 dhe Komuna e Bujanocit

0

OJQ Psika 017 organizon seminarin “Suksesi i fëmijëve përkushtim për të gjithë” përmes të cilit u njoftuan pjesëmarrsit për përpilimin e planit individual të fëmijëve me pengesa në zhvillim, pranimin e tyre në procesin arsimor si dhe në shoqëri.

Kryeshefi arsimit, Driton Rexhepi, gjatë hapjes njoftoi pjesmarrësit se Komuna e Bujanocit, këtë vit edhe përmes linjës buxhetore, ka parapa pozicion të veçant (10 milion dinarë) për financimin e asistentave personal në institucionet parashkollore dhe shkollave fillore, që në vazhdën e inkluzionit social, do trajtojnë fëmijët me nevoja të veçanta, në mësojtore të përbashkta me nxënësit tjerë.

OJQ Psika 017 në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit, në vazhdimësi do kenë mision ruajtjen e mirëqenies psikologjike të fëmijëve dhe të rriturve.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »