Aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandë me emigrantë
10:01 | 29 Prill 2015

Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një bashkëpunimi me autoritetet zvicerane, ka ngritur sot një aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për përfshirje në kontrabandim me emigrantë.

aktakuz-euml-ndaj-tre-personave-p-euml-r-kontraband-euml-me-emigrant-euml_hd Në një njoftim të Prokurorisë thuhet se PSRK e ka ngritur aktakuzën në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër tre të pandehurve për veprat penale të krimit të organizuar dhe kontrabandimit të emigrantëve. “Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së pas hetimeve (“Operacioni Falso”) të zhvilluara nga Njësia Hetimore e Policisë Kufitare të Kosovës në bashkëpunim të afërt me autoritetet përkatëse gjyqësore në Zvicër”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.
Françeska Jaçe