Aksioni antiterror në Belgjikë, shpërthime dhe të shtëna në qytet (Video)

0

Belgjika(I plotësuar) – Sipas informacioneve më të reja nga Belgjika, aksioni antiterrorist është zgjeruar edhe në Bruksel.

Dy njerëz janë raportuar tëvdekur, kurse një është plagosur rëndë në kuadër të operacionit antiterrorist në lindje të Belgjikës, transmeton Indeksonline.

Operacioni pop zhvillohet në Verviers, qytetin që ndodhet ndërmjet Liezhit dhe kufirit me Gjermaninë.

Në qendër të qytetit janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna nga armët e zjarrit.

https://

“Operacioni po vazhdon”, ka thënë shkurt kryetari i Verviersit, derisa një zyrtar tjetër ka thënë se bëhet fjalë për xhihadist.

Një zyrtar policor ka deklaruar: “E kemi parandaluar Charlie Hebdon belg”.

Operacion anti-terror në Belgjikë, tre persona të vdekur

Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë në Belgjikë në një operacion blic të policisë për kapjen e disa terroristëve. Lajmi jepet nga televizion publik i Belgjikës.

Operacioni i policisë është ndërmarrë në qytetin Verviers. Raportohet se një numër i madh njerëzish janë arrestuar. Operacionit konfirmohet edhe nga prokurori federal për agjencinë belge të informacionit, i cili thotë se çdo është nën kontroll. Nuk ka ende të dhëna nëse ky operacion ka lidhje me sulmet terroriste në Paris, javën që kaloi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com