Aksion policor në Shkup dhe Kavadar, 5 persona të arrestuar (Video)

0

Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të aksionit republikan “Rrjeti”, ka realizuar rast, në të cilin u zbulua një grup kriminel që ka furnizuar dhe shpërndarë marihuanë, por edhe lloj tjetër të narkotikëve në disa qytete në shtet.

aksion-policor-n-euml-shkup-dhe-kavadar-5-persona-t-euml-arrestuar-video_hd

Në aksionin, kumtoi sot MPB-ja, nga liria janë privuar pesë persona, ndërsa gjatë bastisjeve në Shkup dhe Kavadar, janë konfiskuar rreth 4,5 kilogramë marihuanë, janë marrë rreth 12.mijë euro dhe 0,12 gramë dhe 0.12 gramë dhe 0,15 gramë materie stimulant kristale në pluhur – MDMA dhe dy tableta MDMA, tranmseton lajmpress.

Aksioni, thuhet në kumtesë, ka filluar pasi është marrë njohuri se i dyshuari i parë e ka angazhuar djalin e tij, para shtëpisë së tij në fshatin Moranë t’i presë personat e dyshuar të tretë dhe të katërt me marihuanë, ta matë peshën e saj, si edhe t’i përgatit dhe t’i paguajë mjetet në para me vlerë prej 13 mijë euro. Pasi me automobil të tipit “Seat Cordoba” me targa të Shkupit, kanë arritur furnizuesit, në oborrin e shtëpisë ku jetojnë babai dhe djali, të dy e kanë marrë marihunanën dhe kanë matur në peshore për matjen e drogës narkotiket cilën pastaj djali e ka fshehur në një enë nga druri që shfrytëzohet për ruajtje të ushqimit për kafshë, ndërsa furnizuesit e kanë pritur të dyshuarin e parë në shtëpinë e tij.

Për shkak të ekzistimit të dyshimit se do të gjendet drogë narkotike, pas urdhrit të marrë paraprakisht nga gjykatësi, është kryer bastisje në një objekt te i dyshuari i parë R.A. (1968) ngs Shkupi, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar rreth katër kilogramë materie bimore, me siguri marihuanë, peshore për matje të mjeteve narkotike dhe rreth pesëmijë euro në valuta të ndryshme (denarë, euro dhe dollarë). Te djali i tij K.B. (1995) janë gjetur dhe marrë rreth tetëmijë euro në valuta të ndryshme. Po ashtu pas bastisjes së kryer dhe kontrollit të personave, me vërtetim për sende të konfiskuara përkohësisht, janë marrë dy automobila, disa celularë dhe SIM kartela.

Menjëherë pastaj, qëndron në kumtesën e MPB-së, është kryer bastisje edhe në një banesë në rrugën “Draga Stojanova” në Shkup, te J.S, e cila në marrëveshje me R.A. e ka furnizuar drogën narkotike për shkak të shitjes së mëtejshme sipas instruksioneve të tij.

Po ashtu, janë ndërmarrë edhe masa dhe aktivitete shtesë kundër personit M.A. (1990) nga Kavadari. për të cilin po ashtu ekziston dyshim se ka kryer shitje të drogës për personin R.A. dhe në këtë mënyrë përfitohet me dobi personale, duke mbajtur një pjesë të parave.

Materia e konfiskuar bimore është dërguar te Sektori për hulumtime kriminalistike-teknike dhe ekspertizë pranë MPB të RM-së.

Deri tani në kuadër të Aksionit operativ “Rrjeti” janë zbuluar 170 persona, të cilët ngarkohen për tregti ilegale me narkotikë, ndërsa është konfiskuar mbi 520 kilogramë drogë e ndryshme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com