Aksion për ndjekjen e krimit ndërkufitar

0

Aksion për ndjekjen e krimit ndërkufitar

Në trekufirin Zvicër-Gjermani-Francë, në rrethinat e Bazelit, policia në natën në mes të të premtes dhe të shtunës ka zhvilluar një aksion për luftimin e krimit ndërkufitar. Në kuadër të aksionit janë arrestuar katër persona. Gjatë gjithë mbrëmjes deri në orën 02.00 rreth 120 pjesëtarë të policisë kantonale të Bazelit, pastaj të rojeve kufitare të Bazelit, të doganave si dhe policë nga Gjermania e nga Franca kanë kontrolluar 350 automjete dhe rreth 750 veta.

Një person i ndjekur me fletarres ka provuar t`i ikë kontrollimit por policia e ka arrestuar, njofton srf.ch.

Përveç pjesëmarrësve të komunikacionit automobilistik dhe këmbësorëve, policët kanë kontrolluar mbrëmë edhe lokalet e lojërtave të fatit, bastoret dhe lokalet hoteliere. Si rezultat jkanë bërë disa kallëzime penale per shkelje të ligjit mbi lojërat e fatit. Po ashtu janë arrestuar tre persona nga, siç thuhet në komunikatën e policisë,  “Evropa Lindore”, të dyshuar se ishin nisur për të kryer vjedhje.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com