Aksion i policisë në Kosovë: Arrestohen imamë të xhamive /video/

0
Aksion i policisë në Kosovë: Arrestohen imamë të xhamive /video/

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion, gjatë të cilit kanë përfunduar në pranga pesëmbëdhjetë të dyshuar për terrorizëm.

Koha. net merr vesh nga burime policore se ndër ta pesë janë imamë dhe një politikanë. Burimi tha se mëngjesin e sotshëm është prangosur Fuad Ramiqi dhe imami Shefqet Krasniqi.

Përpos imamit Shefqet Krasniqi nga Prishtina e Enes Goga nga Peja, arrestime imamësh ka pasur sot edhe në Mitrovicë.

Siç konfirmoi Policia e Kosovës, operacioni policor përfshin disa rajone në Kosovë.

Mësohet se arrestime të imamëve ka pasur mëngjesin e së mërkurës edhe në Mitrovicë.

Policia në këtë rajon ka arrestuar imamin Enis Rama, imam në xhaminë ‘Isa Beg’ në Mitrovicë dhe kryeredaktor i televizionit ‘Peace TV’ në shqip.

Një tjetër emër i njohur pos tij është edhe Ekrem Avdiu, që, aktualisht shërben si imam dhe ligjërues i xhamisë në lagjen Tavnik njëkohësisht është anëtar i BIK-ut në Mitrovicë.

Burime të lajmi.net nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, kanë bërë të ditur se të mërkurën në mëngjes është arrestuar krye-imami i Pejës, Enes Goga.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com