Aksion i madh policor në Vaksincë të Kumanovës

0

Aksion i madh policor ka filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Vaksincë të Kumanovës. Jozyrtarisht mësohet se aksioni ka të bëjë për shpëtimin e mbi 200 migrantëve të huaj të cilët mbahen më shumë se disa javë në tre shtëpi të këtij fshati.

aksion policor
Mësohet se migrantët janë keqtrajtuar në mënyrë brutale nga grupi i udhëhequr nga i ashtuquajturi “Ali Baba”. Zhurnal kontaktoi me zëdhënësin e MPB-së Ivo Kotevski, mirëpo ai deklaroi se tani nuk mund të jepen informacione deri në përfundimin e aksionit policor.

Golgota e mbi 200 migrantëve nga Siria dhe Afganistani të cilët me javë ishin mbajtur peng në disa shtëpi të fshatit Vaksincë të Kumanovës pritet të mbarojë së shpejti, raporton Zhurnal.

Shqetësimet për marrjen e migrantëve si pengje e bëri një media britanike e cila prezantoi dëshmi prekëse ku migrantët në mënyrë çnjerëzore torturohen dhe plaçkiten në Maqedoni.

Jozyrtarisht mësohet se pas këtij trafikimi me qenie njerëzore qëndrojnë çarqe të caktuara të cilët fitojnë shuma marramendëse për transportin e tyre deri në kufi me Serbinë.

Përndryshe, destinacioni i fundit i migrantëve janë shtetet e Evropës perëndimore ndërsa Maqedoninë e shfrytëzojnë si transit për të arritur në destinacionet e planifikuara

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com