Aksion i madh policor në Maqedoni, dyshohet për arrestimin e disa imamëve

0

Policia e Maqedonisë ka nisur një aksion të madh në Shkup, Kumanovë, Gostivar dhe Strugë, kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në ISIS

imami

Autoritetet e rendit kanë nisur një aksion të gjerë policor në Maqedoni, kundër disa personave që dyshohet se kanë lidhje me grupet ekstremiste dhe terroriste në Shtetin Islamin (ISIS) në Irak e Siri. Sipas medieve lokale, njoftohet për disa klerikë të arrestuar në disa lokale, në Shkup, Kumanovë, Strugë e Gostivar.

Policia në mëngjes është futur në Xhamin Tutunsuz dhe Jahja Pashën në Shkup, xhami këto për të cilat kohë më parë BFI-ja kishte njoftuar Ministrinë e Brendshme se nuk kontrollohen nga ky institucion.

Jo zyrtarisht AlsatM, raporton se janë arrestuar dhjetëra persona, në mesin e të cilëve edhe Rexhep Memishi, imam dhe ligjërues në Xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë.

Ministra maqedonase e Punëve të Brendshme deri tani nuk ka dhënë asnjë detaj mbi aksionin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com