Aksion i madh i Policisë në veri, arrestohen katër persona

0

Katër persona janë arrestuar (tre meshkuj dhe një femër) në një aksion të Drejtorisë rajonale policore në veri e me urdhëresë të gjykatës.

Në këtë aksion janë gjetur një armë dhe dëshmi tjera.

Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në tri lokacione në veri të Mitrovicës, dy në veri të Mitrovicës dhe një tjetër në një fshat të komunës së Zveçanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti tha se dëshmitë e gjetura do të shërbejnë në procedurën e mëtejme hetimore, shkruan Telegrafi.

“Katër persona, tre meshkuj dhe një femër janë arrestuar fillimisht nga policia dhe më pas u është caktuar ndalimi policor 48 orë me vendim të prokurorit. Një revole dhe dëshmi tjera të cilat janë gjetur gjatë operacionit të kontrollit, do të shërbejnë për procedurën e mëtejme hetimore”, ka thënë Hoti.

Ai tha se operacioni i kontrollit është ndërmarrë pas disa rasteve serioze që kanë ndodhur në veri të vendit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »