Aksidentohet Ali Ahmeti

0

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është aksidentuar me makinën e tij. Mësohet se nga ngjarja që ka ndodhur pak çaste më parë, Ahmeti ka pësuar disa dëmtime të lehta, ndërsa shoferi i makinës është në gjendje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur për Zhurnal nga dëshmitarë okularë të aksidentit, sipas të cilëve, makina e kryetarit të BDI-së është përplasur me shtyllat e betonit të njërës nga pikëpagesat, në ardhje nga Kërçova.

Shkak për aksidentin ka qenë dukshmëria e ulët, si pasojë e mjegullës.

Shefi i Kabinetit të tij Artan Grubi ka njoftuar në Facebook se gjendja e zotit Ahmeti është stabile. “Kryetari Ahmeti ka pësuar një aksident pa pasoja sot në mëngjes derisa po udhëtonte për në Shkup, ku duheshte të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta. Kryetari Ahmeti dhe vozitësi janë mirë dhe në gjendje stabile si dhe po trajtohen shkëlqyeshëm nga stafi i spitalit të Tetovës”, shkruan Grubi.

Ahmeti po udhëtonte drejt Shkupit për të takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com