Aksident në Zhunicë afër hekurudhës
14:19 | 18 Gusht 2017

Të enjten në mbrëmje në rrugën lokale Preshevë – Zhunicë ka ndodhë një aksident ku një person është lënduar rëndë, njofton policia. Aksidenti ka ndodhë afër kalimit të hekurudhës në fshatin Zhunicë rreth orës 21:40 kur vozitësi i motocikletës Honda me targa te huaja ka goditur veturen “Passat” me targa VR. Me këtë rast, vozitësi i motocikletës (29) nga komuna e Preshevës ka pësuar lëndime të rënda. Ndihma e parë iu është dhënë në Preshevë e pastaj është dërguar në qendrën spitalore në Vranjë.
Françeska Jaçe