Aksident në fshatin Lluçan, katër persona kan mbetur të lënduar

0

Police

Dje në fshatin Lluçan ka ndodhur një aksident, i cili ka lën një person të lënduar rënd dhe tre persona tjerë kan mbetur të plagosur lehtë, thuhet në njoftimin e stacionit Policor në Vrajë.

Dje ka ndodhur një aksident në fshatin Lluçan ku një veturë e markës “Volkswagen Golf” me targa të Bujanocit është aksidentuar me një veturë të markës “Opel Ascona” me tabela të Vrajës, aksidenti ka ndodhur në rrugën kryesore të fshatit Lluçan rrugë kjo që lidhë qytetin e Bujanocit me Gjilanin, dhe ku është mjaftë e frekuentuar në këto ditë nga bashkatdhetarët të cilët jetojn dhe veprojn në mërgim.

Portali Bujanovaçka ka mësuar jozyrtarisht se përsoni i cili ka mbetur rënd i lënduar është dërguar me ndihmë të shpejt në klinikën e Nishit, ndërsa thuhet se ndaj shoferit i cili po ngiste veturën “Wolkswagen GOLF” është ngritur kallëzim penal nga prokororia themelore publike në qytetin e Vrajës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com