Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë, një i vdekur, një i plagosur

0

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesi të sotëm në rrethin e Fierit. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Poçem.

Viktima është Isa Haliti, ndërsa personi i plagosur është punonjës i FNSH në Fier por ende i paidentifikuar. I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se mjeti është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës. Forcat e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com