AKSIDENT I RËNDË NË KUMANOVË
10:02 | 09 Qershor 2015

Në aksident është përfshirë edhe një kamion cisternë, i cili në tentim për t’i ikur makinës është rrokullisur. Autostrada për në kufirin e Tabanocit është e bllokuar.
Kumanovë, tre të rinj të vdekur dhe dy të plagosur në aksident
Tre të rinj kanë humbur jetën dhe dy janë plagosur në aksidentin sot pasdite në Kumanovë. (E plotësuar /FOTO) Aksidenti i rëndë ndodhi kur makina e tipit BMW me targa të Kumanovës, ka rënë nga ura e rrugë Bedinje – Kumanovë, duke u përplasur poshtë në autostradë. Sipas zëdhënëses së SPB-së në Kumanovë, Valentina Nikolovska, aksidenti ndodhi rreth orës 17.00, kur nga shkaqet ende të panjohura, makina që po lëvizte nga Bedinja drejt qendrës së qytetit ka humbur kontrollin dhe ka shkatërruar rrethojen mbrojte të urës, duke rënë poshtë në autostradë. Pasi që makina ka rënë në autostradë, një kamionë cisternë duke shmangur përplasjen me makinën, ka frenuar dhe është rrokullisur disa herë, duke kaluar në korsinë tjetër të autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë vdekur dy të rinj që gjendeshin në makinë, ndërsa i treti ka humbur jetën në Spital. Dy të tjerët e plagosur janë dërguar në Klinikën e Shkupit. Dëshmitarët okularë theksuan se kanë dëgjuar përplasje me shumë zhurmë dhe se në vendin e ngjarjes ka qenë një ngjarje tmerruese. Për shkak të aksidentit është bllokuar autostrada Shkup – Kumanovë, në hyrje të Kumanovës, ndërsa pjesa më e madhe e makinave hyjnë në brendi të qytetit dhe përmes daljeve të tjera shkojnë drejt vendkalimit kufitar Tabanoc. (INA) 12500257065 102052953879968 115000424000 10205294870943    
Aurela Hoxha