Aksident i rëndë në Katllanovë, pëson familja kosovare

0
Aksident i rëndë në Katllanovë, pëson familja kosovare

Një familje katër anëtarëshe ka pësuar rëndë në një aksident të hënën pasdite në autostradën Shkup – Veles.

Aksidenti ndodhi kur janë përplasur dy makina, “Mercedes Benz” me targa të Velesit dhe makina tjetër “Golf” me targa të Kosovës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të Katllanovës, ku në gjendje më të rëndë është gruaja 31 vjeçare nga Kavadarci, ndërsa më pak të plagosur janë bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët.

Lëndime të rënda kanë pësuar edhe gruaja dhe dy fëmijët e saj, shtetas të Kosovës.

Aksidenti ndodhi kur janë përplasur drejpërdrejt dy makinat.

Dëshmitarët kanë theksuar se makina me targat e Kosovës po lëvizte në drejtimin e kundërt të autostradës. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com