Aksident fatal në magjistralen e Preshevës, një i vdekur
15:02 | 05 Korrik 2016
Rreth orës 04:00 të mëngjesit në magjistralen E75 , ka ndodhur një aksident me pasoja fatale. Sipas informacioneve që ka siguruar portali zerilugines, një person shtetas i Maqedonisë ka humbur jetën, ndërsa ka edhe të lënduar. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Çukarkë, ndërka në vendngjarje kanë qenë edhe policia lokale e komunikacionit.

Kristin Prengaj